Ancelotti: Duam që të bëjmë një ndeshje të tillë edhe në ‘Bernabeu’

Futboll

Ancelotti: Duam që të bëjmë një ndeshje të tillë edhe në ‘Bernabeu’

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:31
Ancelotti: Duam që të bëjmë një ndeshje të tillë edhe në ‘Bernabeu’

Carlo Ancelotti ishte padyshim i lumtur për suksesin e Realit përballë Chelseat, por ka qenë gjithashtu i kujdesshëm në deklarata e tij pas sfidës.

Madrilenët mposhtën mbrëmë Chelsean në Londër, me rezultat 3-1, duke bërë hapin e madh drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Sipas trajnerit italian, rezultati 3-1 nuk jep ende garancinë e plotë për kualifikimin.

“Ne kishim një kontroll të mirë të lojës, ishim të rrezikshëm në kundërsulm. Ishte një natë e mirë, por është vetëm pjesa e parë dhe duhet të shohim përpara. Treguam një organizim të mirë, Benzema ishte fantastik.

Kemi gjetur hapësira mes linjave, kemi një avantazh, por të martën do të jetë një ndeshje tjetër, ata janë fituesit e Ligës së Kampioneve në fuqi”, tha ai.

“Kemi përfituar në këtë natë nga sulmues të cilët ishin në natën e tyre ideale si Vinicius e Karim, ndërsa Valverde ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në tranzicione. Duam që të bëjmë një ndeshje të tillë edhe në ‘Bernabeu’”, theksoi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat