FIFA e vendosur të shpeshojë Botërorin, hedh për diskutim një tjetër ide

Futboll

FIFA e vendosur të shpeshojë Botërorin, hedh për diskutim një tjetër ide

Më: 7 prill 2022 Në ora: 17:10
FIFA e vendosur të shpeshojë Botërorin, hedh për diskutim një tjetër ide

Ideja e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vite, nuk u mirëprit aspak në opinionin futboll-dashës dhe veçanërisht në “kontinentin e vjetër”, me UEFA-n që u shpreh kategorikisht kundër kësaj nisme.

Megjithatë kreu i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ndalet dhe tashmë ka ardhur me një tjetër propozim, atë të organizimit të Botërorit çdo tre vite, teksa në ditët e ardhshme pritet të prezantohet projekti në mënyrë të detajuar.

Sipas britanikes “The Sun”, ideja e Infantinos është që në një vit të luhet Botërorit për Klube, që këtë herë do të jetë më i gjerë, me plot 24 skuadra pjesëmarrëse, në vitin e dytë kupan kontinentale si Europiani apo Copa America, ndërsa në vitin e tretë Kupa e Botës.

Për momentin është vetëm një ide, që natyrisht do të hapë sërish debat mbi atë çfarë mund të përmirësojë në futboll, megjithatë vlen të theksohet se FIFA duket e vendosur të organizojë më shpesh Kupën e Botës, pasi 4 vite pritje i duken vërtetë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat