Mane beson te forma e Liverpoolit

Futboll

Mane beson te forma e Liverpoolit

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:17
Mane beson te forma e Liverpoolit

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, mendon se fitorja në çerekfinalen e vajtjes në Ligën e Kampioneve, 1-3 në transfertë kundër Benfikës, ishte mënyra më e mirë për të përgatitur “finalen” e Premier Ligës këtë fundjavë, kundër kryesuesve të Mançester Sitit.

Liverpuli do të ketë shansin për t’i parakaluar kampionët e Anglisë në Premier Ligë në rast të një fitoreje të dielën në “Etihad”, ndërsa kur kanë ngelur edhe tetë javë deri në fund të kampionatit, diferenca mes tyre është vetëm një pikë.

Por 10 fitoret radhazi të “Reds”-ave në Premier Ligë kanë zhdukur atë humnerë pikësh (-14) që mbizotëronte në mes të muajit janar dhe titulli konsiderohej një kapitull i mbyllur në Angli.

“Gjëja më e rëndësishme është se skuadra po vazhdon të fitojë dhe jo golat e mi”, tha sulmuesi senegalez, i cili e gjeti rrugën e golit edhe në ndeshjet e fundit në “Da Luz” të martën.

“Shënova një gol, jam i lumtur, por më e rëndësishme ishte fitorja e skuadrës. Tani presim ndeshjen e radhës në shtëpi për ta mbyllur çështjen e kualifikimit. Ishte një nisje e shkëlqyer e javës.

Nuk mund të prisnim më mirë sesa kaq dhe kjo do të na ndihmojë për të përgatitur ndeshjen kundër Sitit”, tha Mane. Salah dhe Mane shënuan dy golat e Liverpulit në ndeshjen e fazës së parë në “Anfield Road”, ku Liverpuli dhe Mançester Siti ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

Këto dy skuadra do të përballen edhe në gjysmëfinalet e Kupës FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat