Milik nuk ka aspak ndërmend të ndryshojë ambient

Futboll

Milik nuk ka aspak ndërmend të ndryshojë ambient

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:24
Milik nuk ka aspak ndërmend të ndryshojë ambient

Arkadiusz Milik nuk ka aspak ndërmend të ndryshojë ambient.

Polaku, gjatë një interviste i premtoi besnikëri Olimpikut të Marsejës, ku luan në huazim, pasi kartoni e tij zotërohet nga Napoli. 28-vjeçari deklaroi se ndihet shumë mire tek ekipi i drejtuar nga Jorge Sampaoli, ku po tregon të gjitha cilësitë e tij dhe ku synon të jetë një nga elementët kyç për të ndihmuar ekipin.

Ai theksoi se objektivi është kualifikimi në Champions League, kompeticion në të cilin Marseja meriton të luajë. Sulmuesi shtoi gjithashtu se do të bëjë më të mirën për të arritur objektivin e vendosur, pavarësisht se rruga është ende e gjatë dhe e vështirë, pasi diferenca me ekipet ndjekëse është e vogël.

Në fund, Milik deklaroi se, pavarësisht se është i huazuar, nuk ka aspak ndërmend të rikthehet në Itali, pasi dëshiron të luajë në Champions me Marsejën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat