Giroud: Ka dy mënyra për të reaguar

Futboll

Giroud: Ka dy mënyra për të reaguar

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:16
Giroud: Ka dy mënyra për të reaguar

Sulmuesi i Milan-it, Olivier Giroud, ka dhënë një intervistë për ElevenSports.be, në të cilën ka folur për tema të ndryshme. këto kanë qenë fjalët e francezit:

“Falë faktit që jemi në vendin e parë të renditjes, brenda skuadrës ka një atmosferë shumë pozitive. Kur rezultatet janë pozitive, gjithçka është më e lehtë. Duhet ta ruajmë këtë frymë në çdo ndeshje për ta vazhduar në mënyrën më të mirë rrugën tonë”.

– Si ka shkuar përshtatja te Milan-i?

“Jam ndihmuar shumë për t’u përshtatur sa më mirë nga frankofonët. Më pas unë jam një person shumë social, kështu që gjithçka ka shkuar mirë, i mendojmë gjërat njësoj. Përshtatja ime është favorizuar nga e gjitha kjo”.

– Çfarë duhet bërë në momentet e vështira?

“Ka dy mënyra për të reaguar në momente të tilla: të të vijë keq për veten ose të kesh një reagim prej fituesi dhe t’i kalosh vështirësitë. Ky është mentaliteti im, këto gjëra përforcojnë karakterin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat