Ofertë e frikshme

Futboll

Ofertë e frikshme

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:48
Ofertë e frikshme

Pas eliminimit që dogji jo pak në Ligën e Kampionëve, Paris Saint Germain i ka hapur luftë Realit të Madridit dhe po provon me çdo kusht të mbajë në kryeqytetin e Francës, yllin Kylian Mbappe.

Ky i fundit ka refuzuar rinovimin me klubin parizien dhe në fund të sezonit mund të vendosë vetë për të ardhmen, teksa zërat e merkatos e çojnë pikërisht në Madrid, ku e pret shoku i skuadrës në kombëtare, Karim Benzema.

Megjithatë Al Khelaifi është gati të bëjë gjithçka për t’i ndryshuar mendjen dhe së fundi i ka bërë një tjetër propozim për rinovim, këtë herë me shifra që shkojnë përtej imagjinatës njerëzore.

Kështu sipas mediave spanjolle, së fundi PSG i ka ofruar Mbappesë një kontratë 2-vjeçare me pagë 75 milionë euro në sezon dhe një bonus firme prej 80 milionë eurosh. Thënë ndryshe, 230 milionë euro për ta mbajtur edhe dy vite në “Parc des Princes”.

Shifrat nuk kanë gjetur konfirmim ende nga klubi francez, por burime pranë futbollistit konfirmojnë një ofertë joshëse, që ka tronditur jo pak sulmuesin, i cili pak ditë më parë dukej i bindur për t’u transferuar te Reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat