Disa prej tyre rrezikojnë të largohen

Futboll

Disa prej tyre rrezikojnë të largohen

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:57
Disa prej tyre rrezikojnë të largohen

Xavi Hernandez duket mjaft i kënaqur me grupin e lojtarëve që klubi i ka vënë në dispozicion.

Megjithatë, disa prej tyre rrezikojnë të largohen, pasi nuk kanë rinovuar kontratat e tyre.

Bëhet fjalë për tre lojtarë që tekniku i Barcelonës i konsideron si shtylla të projektit të tij të së ardhmes. Osman Dembele, Gavi dhe Ronald Arauho janë tri lojtarë që Ksavi kërkon të rinovojë me çdo kusht duke përfshirë këtu edhe ndonjë sforco më të madhe financiare nga ana e presidentit Joan Laporta.

Më urgjente është situata e Osman Dembelesë. Sulmuesi francez e mbyll me Barcelonën në qershor dhe deri më tani nuk ka asnjë hap konkret përpara në lidhje me një rinovim të mundshëm.

Pengesa më e madhe mbetet agjenti i tij. Ksavi ka ndërhyrë edhe në vetë të parë për të bindur Dembelenë.

Madje, ishte vetë trajneri që doli kundër klubit për sulmuesin francez, duke e aktivizuar dhe Dembele ia ka shpërblyer, duke qenë një nga më të mirët.

Ndërkaq, Ksavi ka mundur të bindë edhe klubin për Dembelenë, duke e cilësuar atë një lojtar unik në pozicionin e tij.

Në këtë situatë, klubi dhe lojtari kanë rihapur negociatat, ndonëse në pozicione ende larg për çështjen ekonomike. Gjithsesi, me vullnetin e të dyja palëve për të gjetur një pikë takimi, gjithçka mund të arrihet.

Lojtari i dytë që Xavi e konsideron thelbësor për projektin e tij dhe që ka kërkuar me këmbëngulje të gjendet një zgjidhje e favorshme për interesat e klubit është qendërmbrojtësi uruguaian Ronald Arauho.

Pas refuzimeve të para, duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe rinovimi i tij është çështje kohe. I treti në listë, por jo për nga rëndësia është Gavi.

Mesfushori është i padiskutueshëm për trajnerin Ksavi. Rinovimi i tij jepet thuajse i mbyllur teksa gjithçka mendohet të zyrtarizohet që në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat