Adetunji: Tifozët lojtari ynë i dymbëdhjetë

Futboll

Adetunji: Tifozët lojtari ynë i dymbëdhjetë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:26
Adetunji: Tifozët lojtari ynë i dymbëdhjetë

Pas barazimit në transfertë me rezultat 0:0 ndaj Skopjes, FC Shkupi nesër në shtëpi, do të përballet me skuadrën e Borecit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 27 të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut  

Shkupi me Borecin, u përballën dy herë në këtë sezon dhe që të dyja ndeshjet i fituam bindshëm.Ndeshja e fundit përfundoi me rezultat 0:3 në favor të skuadrës shkupjane me dy golat e S. Adetunyi dhe M. Gjorgjievski.  

Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen e klubit foli sulmuesi dhe njëherit golashënuesi më i mirë i LPFMV-së, Sunday Adetunji.

“Sigurisht e dimë se Boreci ka një ekip të mirë saqë arritën të marin pikë ndaj Shkëndijës në Tetovë.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi përgatitur siç duhet dhe do të luftojmë deri në fund për ti fituar tre pikët e plota. Poashtu presim mbështetje të madhe edhe nga tifozët tanë, ata janë lojtari ynë i 12-të”, tha Sunday Adetunji. 

Skuadra e Borecit renditet në pozitën e 11-të në tabelë me gjithsej 15 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë dy barazime, kundër Akademija Pandev dhe Shkëndijës, ndërsa kanë pësuar disfatë  nga Makedonija Gj.P. në terenin vendas. Ndeshja Shkupi – Borec do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00 në stadiumin e Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat