Kallaku: Fitore e merituar ndaj Teutës

Futboll

Kallaku: Fitore e merituar ndaj Teutës

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:04
Kallaku: Fitore e merituar ndaj Teutës

Lojtari i ndeshjes Partizani-Teuta, Sherif Kallaku ka theksuar se është shumë i lumtur me fitoren e ekipit, por jo me formën e tij personale.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli” ai theksoi se nuk i ndikon pozicionimi në fushë, pasi kudo jep maksimumin.

Sipas Kallakut Partizani do të jetë I fituar në këtë sezon në momentin që do të sigurojë një vend në kampionatet e Europës.

Fitorja dhe forma personale: “Jam i kënaqur për rezultatin pasi na jep vazhdimësi dhe na afron te objektivat. Sa i përket aspektit personal nuk jam i kënaqur sepse dua të jap gjithmonë 100%.

Pozicionimi në fushë a ndikon? “Sot luajtëm 4-3-3 dhe unë nuk e kam problem ku ndodhem, mundohem të jap maksimumin dhe të zbatoj çfarë thotë trajneri.”

Sa problem e ka Kallaku atë numër që mban mbi shpinë? “Numri 10 është përgjegjësi e madhe, por nuk e kam fare problem se e kam mbajtur dhe në Kombëtare dhe skuadra të tjera. Mundohem të jap maksimumin, por siç e theksova nuk dua të gjej justifikime.”

Ku e sheh veten më mirë në mesfushë apo sulm afër Skukës? “Nuk e kam fare problem pozicionin tim, por me formacionin e sotëm ndihem më komod. Unë do futem gjithmonë në fushën e lojës dhe të jap maksimumin.”

Partizani, i shpëtuar në Europë apo trofeu i Kupës? “Mesa di unë Partizani është projektuar për kampion, por unë kam ardhur në Janar. Megjithatë munda ta quajmë një sezon të shpëtuar në kupat e Europës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat