​Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Futboll

​Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës, përkatësisht xhiro e 28 e saj sjellë sot tri ndeshje shumë interesante.

Prishtina që së fundmi ka rigjetur një formë më të mirë do të ballafaqohet me Malishevën duke filluar nga ora 13:30.

Në sfidën tjetër, Drita që ende vazhdon të shpresojë për ta mbajtur gjallë luftën për titull, do të jetë mysafire e skuadrës së fundit në tabelë, Feronikelit. Kjo ndeshje nis nga ora 14:00.

Kurse, ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Ulpianës dhe Llapit që po ashtu zhvillohet duke filluar nga ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat