Tuchel kërkon rinovimin e Kantes dhe Jorginhos

Futboll

Tuchel kërkon rinovimin e Kantes dhe Jorginhos

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:34
Tuchel, Kante dhe Jorgihno

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka kërkuar të rinovojnë kontratat e mesfushorëve, N`Golo Kante dhe Jorginhos.

Kante dhe Jorginho janë dy mesfushor shumë të rëndësishëm të Chelsa dhe kanë kontratë me ekipin deri në vitin e ardhshëm.

Të dy janë pjesë e kyçe e planeve të trajnerit gjerman, andaj ai i ka kërkuar ‘Bluve të Londrës’ të rinovojë me mesfushorët.

“Askush nuk dëshiron që kontratat të mbarojnë, absolutisht. Me lojtarë të rëndësishëm, është dëshira ime si trajner që ta zgjedhim këtë situatë gjatë verës”, tha Tuchel në lidhje me Kante e Jorgihno.

Të dy mesfushorët së bashku kanë 431 paraqitje për Chelsea, duke ndihmuar ekipin të fitojë gjashtë trofe: Premier Ligën, Kupën FA, Ligën e Kampionëve, Evropa Ligën, Kupën e Botës për Klube dhe Super Kupën e Evropës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat