Fëmijëria dramatike e Braithwaites

Futboll

Fëmijëria dramatike e Braithwaites

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:33
Fëmijëria dramatike e Braithwaites

Kur ka shkuar te Barcelona, Martin Braithwaite është pritur me mosbesim dhe ironi. Nga ana tjetër, klubi spanjoll duhej të zëvendësonte Dembele, i dëmtuar për disa muaj, dhe kanë përdorur një rregull të La Liga-s për ta marrë danezin në shkurt, duke ia hequr Leganes.

Megjithatë, zgjedhja e sulmuesit ka ngritur shumë dyshime sepse nuk bëhej fjalë për një emër nga ato me të cilët Barça ka mësuar tifozët.

Në fund, Braithwaite ka treguar se është i denjë për të qenë pjesë e skuadrës katalanase, duke dhënë kontributin e tij dhe duke lënë jashtë formacionit edhe shokë më të rëndësishëm të kombëtares si Griezmann. Por jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule.

E ka treguar vetë lojtari për CNN, duke shpjeguar se fëmijëria e tij është ndikuar nga një sëmundje e rëndë, ajo e Legg-Calve-Perthes, një sindromë pediatrike që prek kockat e kofshës.

Një situatë që e ka detyruar të përfundojë në karrige me rrota për një periudhë, pa patur asnjë parashikim për të ardhmen. Një gjë që e prek akoma sot.

“Nuk kam shumë kujtime sepse ka qenë një moment shumë i trishtë. I shikoja të gjithë fëmijët e tjerë që vraponin, buzëqeshnin, luanin, ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua e jetës sime. Kujtoj ndjenjën e turpit që kisha që isha ndryshe nga të tjerët”, ka thënë sulmuesi.

 Fatmirësisht, situata është përmirësuar me kalimin e kohës dhe danezi ka rikuperuar lëvizshmërinë e plotë. Dhe ka patur mundësinë t’i përkushtohet ëndrrës së tij, atë që të zbriste në fushë mbrapa një topi dhe të transformohej në një yll.

“Kam ëndërruar gjithmonë të bëhem futbollist, qëkur kam qenë shumë i vogël nuk mendoja për gjë tjetër. Dhe nuk kisha një plan B,. sepse kur nuk ke një plan B, nuk shpërqendrohesh. Megjithatë, udhëtimi im ka qenë një udhëtim ferri”.

Që për fat të mirë është transformuar në një situatë për t’u patur zili: i pasur, i famshëm dhe me fanellën e Barcelona-s në trup. Ka qenë një rrugë komplikuar, por Braithwaite ka shumë arsye për të buzëqeshur tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat