​De Bruyne paralajmëron bashkëlojtarët e tij pas barazimit me Liverpoolin

Futboll

​De Bruyne paralajmëron bashkëlojtarët e tij pas barazimit me Liverpoolin

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:45
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne ka paralajmëruar skuadrën e tij Manchester Cityn që të mos fillojë të ëndërrojë rreth titullit në Premier Ligë pasi barazimi 2-2 i së dielës kundër Liverpool-it i la ata në pozicion të mirë për ta mbrojtur atë.

Skuadra e Pep Guardiolës mbetet një pikë përpara Liverpoolit të vendit të dytë pas një përballjeje klasike në “Etihad Stadium”, duke i lënë ata në rrugën e duhur për t'i fituar titullin.

City kryesoi dy herë me golat e De Bruyne dhe Gabriel Jesus, por Liverpool u kundërpërgjigj për të barazuar në të dyja rastet falë Diogo Jotas dhe Sadio Manes.

Mesfushori i Cityt, De Bruyne e di se ekspertët e futbollit do ta shohin ekipin e tij si favorit për të fituar titullin për herë të katërt në pesë sezone.

"Unë e di që njerëzit thanë se kushdo që fiton këtë sfidë edhe e merr titullin. Por unë nuk mendoj se skuadrat mendojnë kështu, orari është shumë i vështirë për të dyja skuadrat për të fituar të gjitha ndeshjet e tyre," tha De Bruyne.

"Sot luajtëm shumë mirë, mendoj se kishim avantazhin. Kjo është mënyra se si duhet të luajmë pjesën tjetër të sezonit," tha ai.

"Ne duhet të shënojmë më shumë. Ishte një lojë e mrekullueshme. Mënyra se mënyra së si filloi pjesa e dytë ishte zhgënjyese. Mendoj se luajtëm mirë dhe krijuam mjaft raste për të fituar ndeshjen", tha në fund mesfushori nga Blegjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat