Nagelsmann flet për mungesat para ndeshjes së kthimit ndaj Villarreal

Futboll

Nagelsmann flet për mungesat para ndeshjes së kthimit ndaj Villarreal

Më: 11 prill 2022 Në ora: 20:55
Julian Nagelsmann

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Villarreal.

Bayern u mposht minimalisht 1:0 në udhëtim kundër skuadrës së Villarreal, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Për të bërë gjërat më mirë në ndeshjen e kthimit, Nagelsmann beson se skuadra e tij duhet të rris intensitetin e lojës.

“Duhet të rrisim intensitetin e lojës në përgjithësi. Futbolli është intensiv, sidomos në fillim. Villarreal kanë kualitetin të dalin nga presingu, sidomos me pasime diagonale. Kemi bërë shumë gabime në ndeshjen e parë”, ka thënë Nagelsmann.

“Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, dhe më mirë të flasin shumë sesa pak”, shtoi mes tjerash gjermani.

Mes tjerash, Nagelsmann ka konfirmuar se Bayern do të jetë pa Niklas Sule, Corentin Tolisso, Erix Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr. Ndeshja mes Bayern dhe Villarreal luhet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat