​Lippi flet për luftën për titull në Serie-A

Futboll

​Lippi flet për luftën për titull në Serie-A

Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:57
Marcello Lippi

Ish-trajneri i Juventusit dhe i Kombëtares së Italisë Marcello Lippi ka refuzuar të emërojë një skuadër favoritë për titullin kampion në Serie-A.

Interi ishte skuadra e vetme në top treshen e Serie-A që fitoi fundjavën e kaluar, kështu që “Nerazzurrët” mund të ngjiten në krye të tabelës nëse fitojnë ndeshjen e tyre kundër Bolonjës më vonë këtë muaj. Lippi nuk sheh favorit dhe beson se detajet do të bëjnë diferencën në gjashtë ndeshjet e fundit.

“Unë nuk flas për favoritët, them vetëm se skuadra që luajti futboll më të mirë në dy-tre ndeshjet e fundit ishte Interi”, tha ai për “Il Corriere dello Sport”.

“Ata janë të etur dhe të vendosur. Ata bënë një paraqitje të shkëlqyer kundër Veronës të shtunën. Fitorja kundër Juventusit i motivoi ata dhe i ngadalësoi “Bianconerët”. Ndoshta, po të kishte fituar Juventusi, ata do të ishin në garë deri në fund. Tani janë tre skuadra të përfshira, nuk mendoj se Juventus do të rikuperohet”, ka thënë Lippe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat