Ekipi prizrenas ndërpret bashkëpunimin me kryetrajnerin 

Futboll

Ekipi prizrenas ndërpret bashkëpunimin me kryetrajnerin 

Nga: K.G. Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:33
Ekipi prizrenas ndërpret bashkëpunimin me kryetrajnerin 

Ekipi nga Prizreni, A&N, ka ndarë rrugët me kryetrajnerin Petrit Rushiti. 

Ekipi nga Prizreni është në pozitën e pestë me 30 pikë pas 21 jave të luajtura në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, me gjasa të mëdha për pozitën e dytë, e cila shpie direkt në barazh për të kërkuar një vend në elitën e futbollit të Kosovës.

“Pas një marrëveshje mes të dy palëve kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e skuadrës seniore, Petrit Rushiti.

E falënderojmë Petritin për gjithë punën e tij profesionale që e bëri tek ne duke i motivuar futbollistët në çdo aspekt e duke sjellë lojra të bukura me njohuritë e tij, Rushitit i urojmë suksese në karrierën e tij, kurse neve na mbetet të punojmë fort për ta ndjekur objektivin e vetëm që është ngritja në Superligën e Kosovën”, njofton FC “A&N”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat