Leipzigu blen portierin rekordmen të Championsit

Futboll

Leipzigu blen portierin rekordmen të Championsit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:01
Leipzigu blen portierin rekordmen të Championsit

Leipzigu vazhdon me projektin e tij inovativ në Gjermani: afrimin e të rinjve premtues, përpara se të rritet vlera e tyre në treg.

Këtë herë klubi gjerman ka shkuar në Belgjikë për të nënshkruar me një prej portierëve të së ardhmes, Maarten Vandevoordt. “Gardiani” belg, pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, tashmë ka përvojë në Jupiler League dhe mban një rekord në Champions League.

Vandevoordt është portieri më i ri që ka debutuar në Champions League. Ishte vetëm 17 vjeç e 287 ditë kur luajti ndeshjen e parë kontinentale me Genkun. Më herët, kur ishte pjesë e KSK Ronse, Maarten kishte debutuar në Kupën e Belgjikës më 24 shtator 2019 kur ishte në vetëm 17 vjet e shtatë muaj.

Pasi nënshkroi me ekipin e tij aktual, ai bëri debutimin e tij në ligën e vendit të tij dhe tri ditë më vonë, më 10 dhjetor 2019, u bë portieri më i ri që luan në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

Ndonëse Vandevoordt e ka nënshkruar tashmë kontratën, nuk do t’i bashkohet Leipzigut deri në vitin 2024.

Ai do të vazhdojë të luajë për Genkun edhe për dy sezone, për t’iu bashkuar me pas Leipzigut në moshën 22-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat