Morata drejt Londrës

Futboll

Morata drejt Londrës

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:27
Morata drejt Londrës

Klubi i Juventusit ka nisur manovra për të bërë lëvizjet e duhura gjatë merkatos së verës, sidomos në dalje. Një largim është i sigurt, ai i Alvaro Moratas, të cilin “Zonja e Vjetër” nuk ka ndërmend ta blejë kur t’i përfundojë periudha e huazimit nga Atletico, pas drejtuesit e “Los Colchoneros” kërkojnë një shifër të lartë. Në hyrje, kërkohet një lojtar me cilësi të mira edhe në aspektin mbrojtës, njëkohësisht i aftë për të shënuar.

Objektiv kryesor mbetet Sergej Milikovic-Savic. Pas dy sezonesh te bardhezinjtë (në formë huazimi për 10 milionë euro në vit), bardhezinjtë do të duhet të kalojnë plot 35 milionë euro në arkat e Atleticos, por italianët nuk janë dakord për këtë shifër. Në këtë situatë, merr më shumë vlerë oferta e Arsenalit për Moratan, për të cilin “Gunners” janë gati të shpenzojnë 30 milionë euro. Atleticos, në fund të fundit, do t’i interesonte shumë kjo shifër.

Sa i përket futbollistit të Lazios, Milinkovic-Savic, mesfushori serb dëshiron të transferohet në Torino, për t’u bashkuar mikun e tij, Vlahovic.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro, shifër që Juvja do ta ulte duke përfshirë në bisedime lojtarë të tillë si Rovella, Luca Pellegrini dhe Rugani. Lotito, në fakt, kërkon para “cash”. Skuadrat e tjera të interesuara për Milinkovic-Savic janë PSG dhe Manchester United,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat