Trajner serb mbulon fytyrën me duart, habitet nga lojtari shqiptar

Futboll

Trajner serb mbulon fytyrën me duart, habitet nga lojtari shqiptar

Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:24
Trajner serb mbulon fytyrën me duart, habitet nga lojtari shqiptar

Të martën në mbrëmje, Legia Varshava luajti një ndeshje bamirësie kundër Dynamo Kyiv në shtëpi.

Mysafirët nga Ukraina, të cilët nuk mund të luajnë çdo ditë për shkak të agre.sionit të armatosur të Rusisë, kanë nisur një turne gjatë të cilit do të luajnë disa ndeshje miqësore.

Ata mundën 3:1 Legian e Varshavës dhe atmosfera në tribuna ishte perfekte.

Takimi ishte plot gola dhe shprehje solidariteti me Ukrainën në tribuna, por edhe momenteve që linin për të dëshiruar.

Një prej tyre ishte aksioni i minutës së 35-të, ku skena i takoi Lirim Kastratit. Lojtari i Legia-s fillimisht i dha topin kundërshtarit në mënyrë fatale dhe më pas ndërhyri me faull, duke shkatërruar përpjekjen sulmuese të të gjithë ekipit.

Një fotografi ka treguar menjëherë reagimin e Aleksandër Vukoviçit, i cili habitet nga Kastrati dhe mbulon fytyrën e tij me duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat