Ia nxiu jetën Bayernit

Futboll

Ia nxiu jetën Bayernit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:14
Rummenigge

Intervistë e gjatë e dhënë për “Kicker” nga ish-CEO i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge. Ndër temat e shumta të diskutuara ishte edhe eliminimi i Bayernit nga Champions League në duart e Villarreal:

“Duke parë të dyja ndeshjet, nuk mund të themi se spanjollët e kanë kaluar raundin në mënyrë të pamerituar, përkundrazi. Në kthim mbrojtën suksesin e ndeshjes së parë. Ndoshta nuk ka fituar pikë simpatie me tifozët gjermanë, por Villareal është një skuadër mendjemprehtë.

Ata janë shumë të nënvlerësuar, janë dëshmi se në Spanjë luhet futboll i mirë. Villareal pasqyron edhe ekuilibrin aktual të fuqive në Evropë. Është një ekip i ndërtuar mirë, me kosto të menaxhueshme pagash dhe një trajner të rangut të lartë.

Unë e kam ndjekur Unai Emery për një kohë të gjatë dhe të gjithë e dinë se mund t’i fitojë gjithmonë ndeshjet me eliminim direkt. Ai ia ka bërë jetën të vështirë Bayernit me taktika të zgjuara”.

Karl-Heinz Rummenigge, ish-CEO i Bayernit, bën thirrje për një ndërgjegjësim se si futbolli rrezikon të humbasë gjithë thelbin e tij: “Pagat janë ende në rritje, tarifat e transfertave janë ende në rritje dhe çdo industri që rrit buxhetet gjatë një krize do të paguajë përfundimisht faturën”.

Përgjegjësi numër një për Rummenigge është UEFA, e cila nga njëra anë me “Fair Play Financiar” po përpiqet të parandalojë klubet të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë, nga ana tjetër lejon një hendek të madh midis Premier League dhe ligave të tjera: “UEFA nuk mund të pajtohet që një ligë është kaq dominuese. I vetmi klub që mund të kundërshtojë dominimin e anglezëve është Paris Saint-Germain”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat