Bayerni frikëson Interin

Futboll

Bayerni frikëson Interin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:27
Bayerni frikëson Interin

Mbrojtja i ka ofruar jo pak siguri Interit gjatë sezoneve të fundit. Shkriniar, Bastoni e De Vraj janë treshja më e mirë e kampionatit edhe këtë vit, por në verë ky mur pritet të shpërbëhet.

Por mes hipotezave, diçka më konkrete ka për Alesandro Bastonin. Gjigandët e Bajernit të Mynihut janë vënë në ndjekje të 23- vjeçarit dhe pavarësisht se Interi e konsideron të pashitshëm italianin, tundimi është i madh.

Largimi më i mundshëm dhe i dëshiruar nga Interi është ai i De Vrajit, por në mungesë të ofertave për të, ai që mund të bëjë valixhet gati është edhe Shkriniar, i cili mund të jetë “kurbani’ për bilancin që vajton.

E në rast largimi të njërit, Gleison Bremer është aty, në pole, gati për të lënë Torinon e për t’u veshur zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat