UEFA hap hetimin zyrtar për rrahjen në tunel

Futboll

UEFA hap hetimin zyrtar për rrahjen në tunel

Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:38
UEFA hap hetimin zyrtar për rrahjen në tunel

Atletico Madrid-City do të “vazhdojë” edhe pas ndeshjes së dytë të fazës ccerekfinale… Jo në fushë, natyrisht pasi aty verdikti i eliminimit të Colchoneros u mor ashtu si edhe City u kualifikua në gjysmëfinale…

Ekipi spanjoll pritet të përballet me sanksione nga UEFA, pasi çerekfinalja e Champions League mes tyre dhe Manchester City-t përfundoi me skena të shëmtuara brenda dhe jashtë fushe. Sfida e kthimit mes dy skuadrave, e luajtur të mërkurën në “Ëanda Metropolitano” u përfshi nga kaosi, pasi lojtarët nisën një sherr masiv me njëri-tjetrin.

UEFA pritet të caktojë inspektorë të etikës dhe disiplinës për të hetuar plotësisht ngjarjen dhe do të presë një raport të plotë para se të jap një vendim përfundimtar. Dy skuadrat u përplasën me njëra-tjetrën pas një ndërhyrje të mbrojtësit të Atleico-s, Felipe ndaj Phil Foden-it të City-t.

Pamjet tregojnë sesi situata degradoi brenda dhe jashtë fushe. Stefan Savic i Atletico-s u shfaq në kamera teksa godiste me kokë, Raheem Sterling-un dhe më pas u përplas me Jack Grealish-in. Marcos Llorente u pa duke hedhur një objekt në drejtim të Aymeric Laporte në zonën e tunelit. Ndërsa, Pep Guardiola u sulmua nga tifozët me shishe uji.

Atletico para takimit me City-n ishte dënuar me kufizim të numrit të tifozëve në stadium nga UEFA, pasi në takimin e parë në Angli, tifozët spanjoll kishin shfaqur sjellje diskriminuese. Por, dënimi u hoq vetëm pak orë para fillimit të takimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Stefan Saviq u përplas dje në fushë dhe në tunelin e stadiumit me Jack Grealish, të cilin e kapi madje edhe për flokësh. Malazezi tashmë ka përfunduar në qendër të kritikave dhe një prej tyre është Rio Ferdinand, i cili nuk e toleron atë. “Disa nga ata lojtarë duhet të kenë turp, ishte e neveritshme. Sjellje e neveritshme, sidomos ajo e Savic. Ata kishin bërë futboll të mirë dhe në fund e shkatërruan atë”, tha Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat