Xavi Hernandez nuk e quan katastrofë eliminimin

Futboll

Xavi Hernandez nuk e quan katastrofë eliminimin

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:02
Xavi Hernandez nuk e quan katastrofë eliminimin

Trajneri i Barcelonës, pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij e provoi të gjente rezultatin në këtë duel, por nuk ia doli.

“Në fund të ndeshjes provuam të bënim heroizëm por nuk ishte e mjaftueshme, nuk kemi luajtur aq mirë sa në ndeshjet e tjera.

Ata gjetën penallti dhe një supergol nga një top i humbur nga ne. Jemi shumë të zhgënjyer dhe fitorja e tyre ishte e merituar. Kishim mbajtje topi, por nuk krijuam sa duhet për t’u bërë dëm. Në Evropë gabimet paguhen. Tani duhet të përqendrohemi te La Liga”, tha ai.

“Nuk është një katastrofë, pasi u munduam. Nëse është katastrofë, atëherë ka edhe mësim. Objektivi kryesor për të siguruar Ligën e Kampioneve vazhdon dhe tani do të tentojmë kampionatin”, theksoi ai.

Në fund, kishte edhe një kritikë për klubin i cili u kishte shitur dhjetëra mijëra bileta tifozëve gjermanë që e kthyen “Camp Nou” në “shtëpinë” e tyre.

“Kaq shumë tifozë gjermanë në stadium nuk na ndihmuan, klubi po kontrollon atë që ndodhi por ishte një gabim në përllogaritje”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat