Paaftësia e Neymarit

Futboll

Paaftësia e Neymarit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:49
Paaftësia e Neymarit

Paaftësia e Nezmarit për të “menaxhuar më mirë jetën e tij” i ka kushtuar atij Topi i Artë që talenti i tij e meriton, sipas ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Fabio Aurelio.

Neymar është njëri nga lojtarët më të talentuar në futbollin botëror.

Megjithatë, pavarësisht periudhës së shkëlqyer në Barcelonë dhe tani në Paris si dhe me klubin e parë Santos, dhe përkundër thyerjes së rekordit të Peles prej 77 golave ëme Brazilin, Aurelio beson se 30-vjeçari është i aftë edhe më shumë.

Për “GOAL”, Aurelio tha: “Unë them gjithmonë se do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të isha ai (Neymar)”, tha Aurelio.

Ambiciet që ai ka, dhe për cilësinë dhe talentin që ka, fakti që ai nuk ka fituar kurrë një Top të Artë është i gabuar. Ai i ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta disa gjëra janë më të rëndësishme për të sesa loja, nuk e di?

Ju shihni [Cristiano] Ronaldon, [Lionel] Messin, ata ishin atje në nivelin më të lartë për 10 ose 15 vjet, dhe nuk keni dëgjuar kurrë për probleme larg fushës, por Neymar është gjithmonë i përfshirë në gjëra të tilla.

Ai duhet të qëndrojë larg këtyre gjërave, sepse është i aftë për gjëra të mahnitshme. Ndoshta tani, në moshën që është, nëse nuk kujdesesh për veten, mund të kthehet dhe të të ndjekë.

Ai është ende Neymar dhe i aftë për të bërë gjëra që nuk i prisni, por tani e shihni se ai nuk është aq i aftë sa dikur”, shtoi ai.

Ai është një top lojtar, por mund të bëjë më shumë. Ai mund ta menaxhonte më mirë jetën e tij, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimin që ka në brezin e ardhshëm të lojtarëve brazilianë.

Nëse Brazili do të jetë i suksesshëm në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit, atëherë Neymar ka të ngjarë të jetë çelësi”, përfundoi ish- mbrojtësi i Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat