Napoli dëshiron ta mbajë Rrahmanin

Futboll

Napoli dëshiron ta mbajë Rrahmanin

Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:23
Amir Rrahmani.

Gjiganti italian, Napoli dëshiron të vazhdojë edhe më tej me kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani po kalon në një sezon fenomenal te skuadra e Napolit, prandaj ata dëshirojnë të blindojnë qendërmbrojtësin.

Sipas gazetës italiane ‘CorrieredelloSport’, ata tashmë kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së Rrahmanit.

Rrahmani ka kontratë me ‘Napolitanët’, deri në vitin 2024, por ata e duan edhe më gjatë në ekip.

Ai ka 36 paraqitje në të gjitha garat për Napoli, duke shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat