Malisheva me pikë të plota, nuk ka shpëtim për Ulpianën 

Futboll

Malisheva me pikë të plota, nuk ka shpëtim për Ulpianën 

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:53
Sobowale

Ulpiana e Lipjanit, pak shumë pak shpresa ka për t’i shpëtuar rënies  nga elita e futbollit të Kosova. 

Malisheva ka arkëtuar pikë të plota sot në konak të vetin, duke e mundur me 1:0 Ulpianën, në takimin e javës së 29-të.

Futbollisti Sobowale është trim i fitores, duke shënuar në minutën e 18-të.

Malisheva përforcon vendin e gjashtë me 37 pikë e Ulpiana është në pozitën e parafundit (i nënti) me 24 pikë, kjo e fundit ka nëntë pikë me pak se pozita e tetë Dukagjini,

Për Malishevën janë tre pikë shumë të mëdha, për t’u shmangur sa më larg pozitës së tetë e cila shpie në barazh për të mbetur në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat