Revolucioni në shtëpinë e Atalantës?

Futboll

Revolucioni në shtëpinë e Atalantës?

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:40
Revolucioni në shtëpinë e Atalantës?

Ka një ajër revolucioni në shtëpinë e Atalantës. Nga kuadrot e klubit te skuadra, e cila mund të ndryshoje thellësisht gjatë verës. Në mesin e “lojtarëve të rinj” që deri tani kanë bindur pak – thekson Corriere di Bergamo – sigurisht që është Juan Musso, protagonist i ulje-ngritjeve të ndryshme që nga ardhja e tij, që i kushtoi klubit 20.5 milionë euro.

Në qershor, Carnesecchi do të kthehet nga huazimi te Cremonese, por ai nuk është i sigurt se do të jetë gati të luajë titullar në një ekip të Europa League. Nëse Gjimshiti dhe Demiral duket se janë të destinuar të konfirmohen, duhet vlerësuar situata e Palominos dhe Toloit, të cilët kanë marrë kërkesa të rëndësishme vitet e fundit.

Mesfusha duhet të jetë departamenti më pak i “prekur”, situata neper krahe është ndryshe: mes Maehle dhe Gasperini shkëndija nuk ka lindur dhe Pezzella nuk do të blihet. Piccoli dhe Lammers do të kthehen në Zingonia dhe mund të jenë të dobishëm, por përshtypja është se Primavera Moustapha Cisse do të jetë në gjendje të krijojë hapësirën në ekipin e parë.

Nga ana tjetër, Malinovskyi, Miranchuk, Pessina dhe Pasalic janë në shitje, pasi nuk kanë pasur rritjen e pritur. Në gjithë këtë, as Gasperini nuk është i sigurt se do të qëndrojë. Edhe pse një vit i keq nuk mund të mjaftojë për të errësuar një shkëlqim të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat