Rangnick i del në mbrojtje Pogbas

Futboll

Rangnick i del në mbrojtje Pogbas

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:52
Paul Pogba

Paul Pogba është vërshëllyer nga tifozët e Man United gjatë ndeshje me Norwichin, trajneri i ekipit Ralf Rangnick thot se nuk është e drejt të sulmohet një individ.

Manchester United ka arritur fitore 3:2, në kuadër të xhiros 33 në Premier Ligë, ndaj Norwichit.

Pogba ishte në formacionin startues, por nuk la gjurmë në atë ndeshje. Në minutën 74 të ndeshjes, ai u zëvendësua nga Juan Mata.

Mesfushori francez u prit me vërshëllima, teksa po e lironte fushën.

Trajneri Rangnick tha se nuk është e drejt të sulmohet një individ, pasi është një ndeshje kolektive.

“Mund ta kuptoj nëse tifozët janë të zhgënjyer – ashtu jemi edhe ne".

Unë nuk mendoj se është e drejt të sulmohet një lojtar individual, sepse kemi të bëjmë me përgjegjësi kolektive”, tha trajneri.

Pogba nuk po kalon një sezon të mirë me United, ai ka vetëm 19 paraqitje gjithsej në Premier Ligë, duke shënuar kështu një gol dhe dhuruar nëntë asistime.

Francezi ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në qershor të këtij viti dhe me shumë gjasë do të largohet pas përfundimit të sezonit nga ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat