Tifozët i thonë se ora që ka bërë tatu ka 13 numra, jo 12

Futboll

Tifozët i thonë se ora që ka bërë tatu ka 13 numra, jo 12

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:53
Tifozët i thonë se ora që ka bërë tatu ka 13 numra, jo 12

I riu i Arsenalit, Emile Smith Rowe, ka tërhequr vëmendjen për tatuazhin e tij më të ri, por ndoshta jo ashtu siç do të kishte shpresuar.

Vepra e fundit artistike e mesfushorit përshkruan një luan nën një orë të plasaritur me numra romakë mbi të.

E, kjo tatu e 21-vjeçarit ka krijuar disa diskutime mes fansave, pasi shumë besojnë se kanë vërejtur një gabim.

Me një shikim, tatuazhi më i ri i Smith Rowe duket se ka një gabim në numrat romakë.

Ora ka 13 numra në vend të 12, plus ka numrin katër të shkruar si IIII në vend të IV më të njohur.

Megjithatë, frymëzimi për tatuazhin duket se ka ardhur nga kopertina e një loje aventureske të Nancy Drew me pikë-dhe-klikim, ‘Secret of the Old Clock’.

Megjithatë, shumë fansa nëpër mediat sociale janë tallur me dizajnin, me disa madje që kanë bërë thirrje që Smith Rowe të kërkojë një formë korrigjim nga artisti i tatuazheve.

Për më tepër, postimet në mediat sociale që tregojnë artin e trupit duket se janë fshirë, duke nxitur më tej mbështetësit të pyesin nëse ylli i Gunners ka mbetur i zhgënjyer me këtë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat