Zidane me shumë gjasa do të rikthehet

Futboll

Zidane me shumë gjasa do të rikthehet

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:57
Zidane me shumë gjasa do të rikthehet

Zinedine Zidane me shumë gjasa do të rikthehet në zejën e trajnerit në edicionin e ardhshëm.

Tekniku francez nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre që pas largimit nga Real Madridi, por një gjë e tillë pritet të ndryshojë së shpejti.

Sipas Le Parisien, francezi është në bisedime për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.

Mauricio Pochettino do të largohet nga klubi francez në fund të këtij edicioni dhe zëvëndësuesi i tij pritet të jetë Zinedine Zidane.

Ai nuk ka drejtuar asnjëherë skuadër tjetër pos Real Madridit. Ai fillimisht mori drejtimin e spanjollëve në periudhën 2016-2018, kurse u kthye pas një viti 2019-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat