Pochetino flet për ndeshjen ndaj Marseille

Futboll

Pochetino flet për ndeshjen ndaj Marseille

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:52
Mauricio Pochentino

Mauricio Pochentino tha se ndeshja e xhiros 32 në Ligue 1, ndaj Marseille vlen më shumë se tri pikë.

Paris Saint Germain do të jenë nikoqir i Marseille në ndeshjen e xhiros 32 në ligën franceze.

Takim ky i vendit të parë në Ligue 1 PSG dhe atij të dytë Marseille.

Përpara ndeshjes foli edhe trajneri Mauricio Pochetino. Ai tha se kjo ndeshje vlen më shumë se tri pikët.

“Gjithmonë kjo ndeshje vlen shumë më tepër se tri pikë. Kjo është ndeshja e cila duhet fituar çdo sezon, për t`iu dhënë kënaqësi të madhe tifozëve”, tha Pochetino, përcjell lajmi.net.

Ndeshja në mes PSG – Marseille luhet në ‘Parc des Princes’, sonte me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat