Ancelotti mbyll çështjen e Kroosit

Futboll

Ancelotti mbyll çështjen e Kroosit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:18
Ancelotti mbyll çështjen e Kroosit

Zëvendësimi Kroos-Camavinga në pjesën e dytë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Chelsea kishte zemëruar mesfushorin gjerman, i cili nuk e kishte marrë mirë zëvendësimin me daljen nga fusha, duke “shfryrë” zemërimin e tij me Carlo Ancelottin.

E në konferencën për shtyp, pasditen e sotme, trajneri italian është rikthyer për të folur për “rastin” Toni Kroos, duke e mbyllur me buzëqeshje:

“Nuk u ofendova nga gjesti i tij, ai ishte inatosur me trajnerin dhe jo me personin.

Folëm ballë për ballë dhe zgjidhëm, nuk ka asnjë problem. Toni, përveç pjesës sportive, është një person i një niveli të madh. Gjithçka ka përfunduar pas ndeshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat