Reprentuesi i Kosovës: Jemi të pikëlluar, më vjen keq

Futboll

Reprentuesi i Kosovës: Jemi të pikëlluar, më vjen keq

Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:10
Reprentuesi i Kosovës: Jemi të pikëlluar, më vjen keq

Torino ka barazuar 1:1 ndaj Lazios në udhëtim, në kuadër të javës së 33-të të Serie A.

Goli i epërsisë për mysafirët u shënua në minutën e 56-të kur realizoi Pellegri pas asistimit të Rodriguez.

Ndeshjen të plotë e luajti futbollisti të Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili u vlerësua me notën 7.1, që është mbi mesataren e përgjithshme të ekipit.

Pas ndeshjes, Vojvoda tha se i vjen keq që nuk arritën të shënonin fitore.

“Sa keq që pësuam gol në minutat shtesë, jemi të pikëlluar.

Krijuam shumë raste për gol, ndoshta duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol të dytë. Më vjen shumë keq që nuk ia dolëm të fitojmë.

Edhe unë kisha një rast të mirë, por nuk shënova dot, nuk e prisja atë top.

Jam i trishtuar për mungesën e fitores, por shpresojmë të fitojmë takimin e radhës për tifozët tanë”, tha Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat