Thiago me fjalë të mëdha për Manen

Futboll

Thiago me fjalë të mëdha për Manen

Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:56
Thiago Alcantar dhe Mane

Reprezentuesi spanjoll, Thiago Alcantar, ka lavdëruar Sadio Mane.

Sadio Mane është një lojtar kyç i Liverpoolit, se është i tillë e dëshmoi edhe ndaj Manchester City në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupë, ku shënoi dy gola në fitoren 3:2 të ‘Reds’.

Ishte Thiago ai i cili për portalin zyrtar të klubit, e lavdëroi senegalezin.

“Mane është një luftëtar shumë teknikë. Ai është i pabesueshëm”, tha Thiago.

Mane këtë sezon në të gjitha garat ka gjithsej 41 paraqitje për Liverpoolin, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat