Burnley pikë shpresë ndaj West Hamit

Futboll

Burnley pikë shpresë ndaj West Hamit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:59
Burnley pikë shpresë ndaj West Hamit

Newcastle shumë pranë arritjes së objektivit minimal të sezonit, që është qëndrimi në Premier League. “Magpies” fituan 2-1 “St. James’ Park” përballë Leicester City-t,  rezultat që u jep qetësi për ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në fakt, të parët shënuan “Dhelprat” me Lookman në minutën e 19-të, por vendësit përmbysën gjithçka me Guimaraes, autor i një dygolëshi. Të parin e realizoi në minutën e 30-të dhe të dytin në minutën e pestë shtesë, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

West Hami barazoi 1-1 në shtëpi me Burnley-n, në një sfidë ku u dëmtua rëndë mesfushori Westwood. Wegorst shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 33-të, ndërsa në shtesë Cornet humbi një 11-metërsh, që mund të mbyllte ndeshjen.

Në fraksionin e dytë (74’) Soucek realizoi golin e barazimit 1-1, që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat