Rooney flet pas rënies së Derbyt nga Championship

Futboll

Rooney flet pas rënies së Derbyt nga Championship

Më: 19 prill 2022 Në ora: 00:49
Wayne Rooney

Ikona angleze e futbollit, Wayne Rooney shpreson të vazhdojë punën te Derby Country.

Skuadra e Derby Country, e cila është nën drejtimit e trajnerit Rooney, sot është eliminuar edhe matematikisht nga Championship.

Përkundër rezultatit të dobët, Rooney dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën angleze dhe synon ta kthejë atë në nivelet më të larta.

“Ne kemi rënë nga liga. Por, kur nuk kam parë që skuadra që bie nga liga të ketë atë përkrahje të tifozëve. Mendoj se ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Rooney.

“Sigurisht, jam i mërzitur, por, jam krenar. Dua të rindërtoj klubin. E shihni se çfarë do të thotë për tifozët çdo javë, ky është klub special. Klub i madh dhe ne jemi krenar që jemi këtu. Dua të kthej klubin në ditët e lumtura”, shtoi ‘Wazza’.

Derby Country u eliminua nga Championship pasi pësoi humbje ndaj QPR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat