Zbulohen ekipet çerekfinaliste

Futboll

Zbulohen ekipet çerekfinaliste

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:15
Zbulohen ekipet çerekfinaliste

Kampionati i futbollit amator 5×5 është futur tashmë në zonën e nxehtë në Tiranë, ku janë përcaktuar edhe ekipet dhe çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni.

Në një javë të mbushur me ndeshje emocionuese, vetëm 8 skuadra ja kanë dalë të kalojnë në fazën tjetër, duke iu afruar më tepër finales së madhe që do të përcaktojë kampionin e këtij edicioni në Tiranë. Black Eagles, Tirana 5×5, Select, Provinca, ATS, Dajti, Nova dhe Holle Team janë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale, pasi ia dolën të fitonin ndeshjet respektive në turin e 1/16. Ndërkaq, sipas skemës së përcaktuar më parë nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, katër çiftet janë si më poshtë:

E premte, Tirana 5×5 – Holle Team, ora 20:00

E premte, Black Eagles – Nova, ora 21:00

E shtunë, Select – Dajti, ora 20:00

E shtunë, Provinca – ATS, ora 21:00

Javën e kaluar ky kampionat uli siparin në Durrës, ku kampion i kësaj zone u shpall skuadra e Armatës së Veriut, që mundi në finale KS1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat