Barcelona insiston...

Futboll

Barcelona insiston...

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:01
Xavi

Skuadra e Barcelonës ka shtruar interesimin e saj nga Gjermania, për të gjetur përforcimin e ri për sezonin e ardhshëm.

Në listën e katalanasve ndodhet mbrojtësi i Shtutgartit, Borna Sosa. 24-vjeçari u transferua në Bundesligë në vitin 2018 nga Dinamo Zagreb, ku gjatë këtyre viteve ka bërë një paraqitje të mirë.

Këtë sezon kroati po jep ndihmesën e tij për të shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategoria, duke realizuar 7 gola.

Aktualisht Shtutgarti ndodhet në vendin e 16 në tabelën e renditjes me 28 pikë të grumbulluara dhe ka shpresa për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman. Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se dëshira e lojtarit është të transferohet diku tjetër.

Megjithatë, si pjesë e bisedimeve klubi gjerman është zotuar të lërë lojtarin të largohet nëse klubet e interesuara paraqesin ofertën prej 25 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat