Uruguajani nuk ka moshën në favorin e tij

Futboll

Uruguajani nuk ka moshën në favorin e tij

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:24
Uruguajani nuk ka moshën në favorin e tij

E ardhmja e Erling Haaland duket e zgjidhur me norvegjezin që është joshur nga Manchester City ndërsa sulmuesi do të bëhet futbollisti më i paguar në ishull.

Për lojtarin e Borussia Dortmund në garë ishte edhe Real Madrid, mirëpo Los Blancos nuk kanë mundur të konkurrojnë financiarisht anglezët edhe duke menduar investimin faraonik që pritet të bëhet në verë për Kylian Mbappe.

Ndaj, spanjollët hapën krahun ndërsa nga ana tjetër, po mendojnë për një lëvizje “low cost”.

Plani është të firmosin me Edinson Cavani i cili në fundin e këtij sezoni do të jetë një futbollist i lirë pasi i përfundon kontrata me Manchester United.

Uruguajani nuk ka moshën në favorin e tij, por për drejtuesit e Realit eksperienca e 35-vjeçarit është e vlefshme, aq më tepër kur sulmuesi parashikohet të jetë vetëm një alternativë e Karim Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat