Një nigerian për kombëtaren shqiptare

Futboll

Një nigerian për kombëtaren shqiptare

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:28
Një nigerian për kombëtaren shqiptare

Shqipëria U15 që aktualisht drejtohet nga trajneri Armand Damo ka publikuar një listë me 24 lojtarë të grumbulluar në kuadër të një seleksionimi 1-ditor në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Pjesë e listës ishte edhe Isak Alechenu, djali i ish-futbollistit të famshëm Abraham Alechenu i cili në Shqipëri ka një karrierë të pasur duke u aktivizuar me shumë ekipe ndërsa ka fituar titullin kampion me Elbasanin, Dinamon dhe Tiranën.

Ish-mbrojtësi anësor, në atë kohë shprehu dëshirën për të qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë megjithatë asnjëherë nuk e pati shansin për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Por, tashmë, djali i tij i cili po ashtu luan në rolin e mbrojtësit dhe është pjesë e të rinjve të Dinamos mund të kurorëzojë ëndrrën e babait të tij për të veshur fanellën e kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat