Në llogaritë e Rejës për Ligën e Kombeve futet një emër “i ri”

Futboll

Në llogaritë e Rejës për Ligën e Kombeve futet një emër “i ri”

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:40
Në llogaritë e Rejës për Ligën e Kombeve futet një emër “i ri”

Armando Sadiku rikthehet si një emër që mund të shihet me kujdes nga Reja para ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ndërsa e kishte humbur Kombëtaren.

Sulmuesi po përjeton “jetën e dytë” pas ardhjes së Pinimientës në stolin e Las Palmas.

Më herët Sadiku dukej si një futbollist që e kishte mbyllur karrierën e tij para kohe, teksa nuk po arrinte të shënonte prej një kohe të gjatë.

Por së fundmi sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit me Las Palmasi, që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll nëpërmjet fazës së “Play Off”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat