Tuchel: Dua gjëra të veçanta nga Chelsea

Futboll

Tuchel: Dua gjëra të veçanta nga Chelsea

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:50
Thomas Tuchel

Trajneri gjerman Thomas Tuchel është ende duke kërkuar gjëra të veçanta nga skuadra e tij Chelsea, pavarësisht se vendi i tretë në Premier Ligë duket se është i sigurt.

Chelsea arriti në finale të FA Cup me fitoren 2:0 kundër Crystal Palace, ndërsa u eliminua nga Liga e Kampionëve nga gjiganti spanjoll Real Madrid në çerekfinale.

Ndërkaq, në Premier Ligë si duket Chelsea nuk ka më se për çfarë të luftoj pasi që dy vendet e para i okupojnë Liverpooli dhe Manchester City, kurse për vendin e katërt janë duke luftuar Tottenhami, Arsenali dhe Manchester Unitedi.

Chelsea ka pesë pikë më shumë se skuadra e Tottenhamit në vendin e katërt, por që kjo e fundit ka dy lojë më shumë të zhvilluara, dhe tetë pikë më shumë se Arsenali dhe Manchester United.

Por, pavarësisht kësaj, Tuchel bëri të qartë se dëshiron që skuadra e tij të dhurojë më shumë para ndeshjes me Arsenalin, ku Chelsea mund të kompletojë dy fitore brenda një sezoni kundër Arsenalit për herë të parë që nga sezoni 2015/16.

“Nuk jam i sigurt nëse ne do të arrijmë vendin e dytë ose të katërtin. Kështu që ne do të luftojmë ashpër. Kemi katër ndeshje vendimtare brenda një kohe të shkurtër me Arsenalin, West Hamin, Manchester United dhe Evertonin.

Ne kërkojmë gjëra speciale sepse ne dëshirojmë që të jemi një grup special, ne kemi besim në lojtarët që ata mund të garojnë dhe të mposhtin skuadra të cilat janë më të përgatitura, që kanë pasur ndeshje më pak se ne. Është në dorën tonë të bëjmë presion, dhe të luajmë në nivelet më të larta”, shoti më tej trajneri gjerman.

Chelsea ka pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit në të gjitha garat si vendas, fillimisht kundër Brentford e më pas kundër Real Madridit, ndërsa do të synojë që të evitojë humbjen e tretë radhazi, e cila do të ishte e para që prej nëntorit të vitit 1993, ku pret nesër në “Stamford Bridge” rivalin londinez, Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat