Tifozët harrojnë rivalitetin dhe duartrokasin Ronaldon

Futboll

Tifozët harrojnë rivalitetin dhe duartrokasin Ronaldon

Më: 19 prill 2022 Në ora: 23:02
Tifozët harrojnë rivalitetin dhe duartrokasin Ronaldon

Tifozët harrojnë rivalitetin dhe duartrokasin Ronaldon!

Moment mjaft emocionues në “Anfield Road”, gjatë ndeshjes Liverpool-Manchester United, teksa në minutën e shtatë gjithë tifozëria dhuruan një duartrokitje një minutëshe në shenjë solidariteti me yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit po kalon një moment mjaft të vështirë, pasi një nga binjakët e porsalindur u nda nga jeta ditën e djeshme dhe në mirëkuptim të plotë me klubin e Manchesterit, nuk ka udhëtuar drejt Liverpoolit për sfidën e sotme ndaj “the reds”.

Të dy klubet shquhen për rivalitetin e fortë dhe historik që kanë me njëri-tjetrin, por në minutën e 7’ gjithçka u la mënjanë dhe u bënë bashkë për të duartrokitur Cristiano Ronaldon, teksa korit të tifozëve iu bashkua padyshim edhe Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat