City i bindur që Haaland do të kalojë në “Etihad”

Futboll

City i bindur që Haaland do të kalojë në “Etihad”

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:42
Erling Haaland

Spekulimet për të ardhmen e Erling Haaland nuk kanë të ndalur, ku sipas shumë mediave ylli norvegjez është gjithnjë e më pranë kalimit te Manchester City.

Në fakt, krerët e kampionit anglez janë të bindur që oferta e tyre është më e mira, duke përfshirë këtu projektin e klubit, pagën, planet dhe qëllimet e Guardiolas me lojtarin.

Sidoqoftë, City është duke punuar vazhdimisht për të arritur marrëveshje me Haaland, pasi që ende nuk është kompletuar ose nënshkruar ndonjë kontratë mes dy palëve.

Haaland ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij fantastike që prej kalimit te Dortmundi, ku interesim serioz në shërbimet e tij kanë shprehur shumë skuadra evropiane, ndër to Manchester City e Real Madrid.

Këtë sezon, në 26 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, Erling Haaland ka arritur të regjistrojë 25 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat