Spikat ndeshja Chelsea - Arsenal

Futboll

Spikat ndeshja Chelsea - Arsenal

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:57
Spikat ndeshja Chelsea – Arsenal

Futbolli evropian do të vazhdojë sonte (e mërkurë) me disa ndeshje interesante.

Takimi, i cili pritet të jetë interesant, është mes Chelseas dhe Arsenalit, në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

Ndeshja fillon në orën 20:45, me të dyja skuadrat që i kanë të domosdoshme tri pikët.

“Blutë” ndodhen në vendin e tretë me 62 pikë, kurse “Tropçinjtë” në pozitën e pestë me 54 pikë.

Ndeshje të tjera interesante priten të jenë edhe: Manchester City – Brighton, 21:00.

Osasuna – Real Madrid, 21:30.

Atletico Madrid – Granada, 19:00.

Angers – PSG, 21:00.

Në anën tjetër, Juventusi dhe Fiorentina do të përballen me mes vete në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku fituesi do tëtakohet me Interin në finale.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Allianz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat