Goli i anuluar i Milanit tërbon edhe lojtarin e Bayernit

Futboll

Goli i anuluar i Milanit tërbon edhe lojtarin e Bayernit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:10
Goli i anuluar i Milanit tërbon edhe lojtarin e Bayernit

Interi fitoi 3-0 ndaj Milanit dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Italisë, por goli i anuluar i Ismaël Bennacer do të diskutohet gjatë në vendin fqinj.

Zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por ekipi i Stefano Piolit shkurtoi rezultatin në minutën e 64-t falë goditjes potente të mesfushorit algjerian.

Gjithsesi, arbitri Mariani anuloi golin e kuqezinjve me ndihmën e VAR-it për shkak se Kalulu ishte në pozicion jashtë loje aktiv, duke i zënë rrezen portierit Handanovic sipas logjikës së arbitrit.

Te Milani nuk janë dakord me vendimin e arbitrave, teksa i ashpër ka qenë reagimi i Lucas Hernandez, vëllait të Theo Hernandez. “Skandal”, shkroi mbrojtësi i Bayern Munchen në rrjetet sociale.

Komenti i tij lidhet me golin e anuluar të Milanit, teksa francezi ka fshirë postimin e tij më vonë, ndoshta nga ndonjë urdhër që i është dhënë për të mos u përfshirë në polemikat që nuk kanë lidhje me bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat