Penalltitë e morën në qafë skuadrën shqiptare, jashtë finales së Kupës së Maqedonisë

Futboll

Penalltitë e morën në qafë skuadrën shqiptare, jashtë finales së Kupës së Maqedonisë

Nga: K.G. Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:25
Penalltitë e morën në qafë skuadrën shqiptare, jashtë finales së Kupës së Maqedonisë

Penalltitë si gjithmonë janë të paparashikueshme dhe të marrin në qafë, kjo i ndodhi skuadrës shqiptare Struga Trim Lum.

Struga e pafat, nuk e realizuan ëndrrën, mbeten jashtë finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Një mundësi e mirë do të ishte edhe për të shkuar në garat evropiane.

Ndeshja mes Struga Trim Lum e Makedonija GP, përfundoi baras në kohën e rregullt (0:0), por pas penalltive Makedonija GP triumfon me 4:2. Struga nukn e shfrytëzoi edhe përparësinë e terrenit vendas.

“Eliminohemi ne gjysmëfinale nga Makedonija GP, edhe atë përmes ruletit te penalltive”, shkruan mes të tjera në faqen e Struga TL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat