Elvis Osmani tregon faktorët që e prunë Trepçën në krizë të madhe

Futboll

Elvis Osmani tregon faktorët që e prunë Trepçën në krizë të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:39
Elvis Osmani tregon faktorët që e prunë Trepçën në krizë të madhe

As laiku më i madh nuk e ka menduar se Trepça e Mitrovicës do të bie në një pozicion për të rënë nga Liga e Parë e Kosovës, Grupi A.

Mitrovicasit janë në zonën e kuqe përkatësisht në pozitën e tetë me 26 pikë, një më shumë se Drenasi dhe Besa në fund të renditjes pas 23 jave.

Ish futbollisti i mirënjohur, Elvis Osmani, disa vite ka luajtur me sukses për Trepçën, me të cilën dolën kampion në edicionin 2009-2010, është i dëshpëruar se si është katandisur klubi me renome.     

“Realisht rezultatet e Trepçës janë dëshpëruese. Sigurisht që kemi prit të gjithë që Trepça të jetë në pjesën e epërme te tabelës, edhe pse mendoj që kjo nuk është e mjaftueshme për një klub si Trepça, sepse Trepça e ka vendin në Superligë.

Mendoj sa ka disa faktorë që kane ndikuar në rezultatet e dobëta.

Njeri prej faktorëve është stadiumi ‘Adem Jashari’ që Trepça ende nuk ka mundësi ta shfrytëzoj, pastaj organizimi i klubit, që udhëheqësit e klubit po mundohen me kapacitetin që kanë, po realisht kërkesat dhe pritshmerit prej Trepçës janë gjithmonë të mëdha, sepse është një klub me shumë traditë.

Shpresoj që Trepça t’i kthehet rezultateve pozitive, të siguroj qëndrimin në ligën e parë”, thotë Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat