Tuchel: Gabimet individuale na kushtuan ndaj Arsenalit

Futboll

Tuchel: Gabimet individuale na kushtuan ndaj Arsenalit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:45
Thomas Tuchel

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka deklaruar pas ndeshjes me Arsenalin se skuadra e Mikel Artetas fitoi për shkak të gabimeve individuale të bëra nga lojtarët e tij.

Arsenali fitoi me rezultat 4-2 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Stamford Bridge” një fitore kjo shumë e vlefshme për skuadrën e Mikel Artetas që po vazhdon luftën me Tottanhamin për pozitën e katërt në tabelë.

Tuchel tha pas ndeshjes se asnjë ekip nuk mund të kapërcejë tre gabime individuale të llojit që bëri Chelsea në këtë ballafaqim.

“Për të qenë i sinqertë, kishte më shumë se tre gabime, vetëm se Arsenali arriti të përfitonte vetëm nga tre prej tyre. Sasia e gabimeve individuale ishte e madhe. Asnjë ekip nuk mund të kapërcejë tre gabime individuale sa kemi bërë, është e pamundur", tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat