Caktohet data për ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit dhe Argjentinës

Futboll

Caktohet data për ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit dhe Argjentinës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:15
Caktohet data për ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit dhe Argjentinës

Brazili dhe Argjentina do ta luajnë në Australi ndeshjen e tyre të mbetur.

Në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, Argjentina dhe Brazili merrnin vëmendjen në ndeshjen që luhej në Brazil.

Policia federale e Brazilit u fut në fushë dhe largoi lojtarët e Argjentinës, duke u thirrur në rregullat anti-COVID.

Tani është caktuar data dhe vendi për të vazhduar ndeshjen e ndërprerë.

Ndeshja do të luhet në Australi, më 11 qershor.

Qytet i Melbourne do të ketë mundësinë që të pres një prej rivaliteteve më të mëdha në nivel kombëtaresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat